Pasi gënjeu Florianin, Driola nxjerr foton e babait biologjik të djalit

Pas një debati të fortë në “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare mes Driolës dhe Florianit për atësinë e djalit 8 vjeç, doli gënjeshtra një shesh. Driola supozonte se djali i saj ishte fëmija e Florianit nga një histori dashurie në vitin 2012. Floriani ishte i bindur që fëmija nuk ishte i tij, por ia dha atësinë sepse i vinte keq.

Pas një debati të madh mes tyre, Driola nxjerr para publikut një foto të të birit me babain e tij biologjik që nuk ishte Floriani, por tjetër kush. Moderatori Ardit Gjebrea dhe Eni Çobani u habitën nga kjo deklaratë, sepse ai fliste e bindur disa minuta më parë që fëmija ishte i Florianit. E pyetur se pse ka gënjyer, Driola nuk arriti dot të përgjigjej me një argument bindës.

Floriani: Pse nuk e ke treguar më përpara?

Driola: Ja ta tregova sot.

Ardit Gjebrea: Nuk është Loli (Floriani)?

Driola: Nuk është Loli, është Sokol Çela.

Ardit Gjebrea: Po ti po thoje që është Loli?

Driola: Epo Loli kur më mbarsi thoshte që nuk është i imi edhe unë ja futa Lolit dhe e bëri atësinë.

Ardit Gjebrea: Po ti the që është Loli?

Driola: Po thashë që është Loli, e doli Sokoli.

Në fund të seancën Eni Çobani i ka premtuar Florianit që ta ndihmojë ta heqë atësinë e fëmijës sepse ai ka krijuar një familje tjetër dhe ky shkak e ka futur në sherr me gruan aktuale e cila është shtatzënë. Eni Çobani i bën thirrje Sokolit që të marrë përsipër këtë fëmijë, por Driola thotë që ai ka familjen e vetë, nuk ia hap më telefonin dhe nuk i intereson, madje edhe e ka rrahur.

Share With:
Translate »
198 Views