Arbeni njeh mbesën pas 20 vitesh

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Arbeni dhe Blerina, të dy burrë e grua që kanë nisur jetën e tyre në Itali që në vitin 1998. Ai ka treguar se në 2001 djali i dajës ka humbur jetën dhe nuk e dinte arsyen pse. Madje nuk e ka ditur që kur kushëriri vdiq, gruaja e tij ishte 5 muajsh shtatzënë. Arbeni e ka zbuluar pas 20 vitesh se Dritani ka një vajzë. Ai ka ardhur sot që ta njohë vajzën e kushëririt pas kaq shumë vitesh dhe t’i ofrojë  mbështetjen e tij.
Arbeni: Një ditë të bukur nusja hodhi një video të mbesës sime në Facebook dhe na vjen një pëlqim nga një person. Kjo i shkruan dhe i thotë a njihemi ne bashkë? Kjo zonja i thotë që mund të biem gjak dhe kujton emrin e dajës sim Sabri Hida. E pyet bashkëshortja ime, ti kush mund të jesh. Dhe pas një bisede bashkëshortja më thotë ajo është vajza e Tanit.

Ardit Gjebrea: Dritani kush ishte?

Arbeni: Çuni i dajës është 10 vite më i vogël se unë dhe ka qenë një nga kushërinjtë më të preferuar që kisha. Në 2001 Gusht, ky ndërroi jetë, por motivet akoma dhe sot nuk arrij t’i kuptoj.

Ardit Gjebrea: Kur ndërroi jetë Dritani, ju ku ishit?

Arbeni: Ne ishim në Itali se unë kam ikur që në ’98-ën në Itali.

Ardit Gjebrea: Pra Dritani humb jetën dhe juve ju vjen ky mesazh në Facebook pas kaq vitesh që thotë jam Dritana, vajza e Dritanit.

Arbeni: Kjo ishte më e pabesueshmja dhe nuk e besoja kur e mora vesh këtë. Ai ishte i martuar, qëndroi 6-7 muaj i martuar dhe më pas ndërroi jetë dhe nusja iku.

Kur Arbeni ka komunikuar me Meritën, nusen e Dritanit e pyeti se çfarë ndodhi dhe si vdiq, ajo u shpreh se ishte tek shtëpia e prindërve të saj dhe ishte në muajin e 5-të të shtatzënisë. Pas ceremonisë mortore ajo pa dy letra të shkruara nga ai, në njërën shkruhej nëse fëmija që priste do ishte djalë t’ja vendoste emrin Dritan, ndërsa nëse do ishte vajza, t’ja vinte si të donte. Ndërsa letra e dytë ishte e mbushur me pika dhe në fund shkruhej Merita më fal. Ato pika ishin lotët e tij. Pra këto dy letra e bënë Meritën të kuptonte se ai vrau veten.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me jetën e saj më pas?

Arbeni: Merita akoma dhe sot vazhdon të ketë mbiemrin e tij edhe pse bashkëjeton me një tjetër dhe ka një fëmijë. Edhe vajza e saj mban mbiemrin e të atit Hida.

Dritana dhe Merita pranuan ftesën dhe kur erdhën në studio, nuk e prisnin që të ishte Arbeni dhe bashkëshortja e tij. Dritana shprehet e lumtur që edhe pse nuk e ka njohur të atin kurrë, ajo ka pranë njerëzit e tij.

 

Share With:
Translate »
279 Views