Pasi Majlinda tha se Majk mohoi atësinë e djalit, reagon reperi: “Faleminderit…”

Prej ditës së djeshme Majk dhe nëna e djalit të tij Majlinda Zeka kanë qënë epiqendra e lajmeve në mediat rozë. Ishte reperi ai që nisi një debat virtual me ish-partneren e tij duke u shprehur publikisht se djalin e tij nuk e takon sepse e nëna e vogëlushit nuk e lejon.

Mirëpo Majlinda nuk mundi të heshtë pas kësaj deklarate dhe zbuloi se Majk nuk e kishte pranuar atësinë e të birit dhe e kishte mohuar dy herë. Veç kësaj ajo tha se ai nuk është kujdesur kurrë për të birin dhe nuk meriton ta shikojë.

“Të gjitha shpenzimet për djalin i paguan familja ime. Ai nuk kujdeset fare për të. A e meriton ti ta shohësh? Dhe mos të flas më shumë të tregojë çfarë padie ke bërë, me këtë që the mund ta publikoj. Turp”-shkruan Majlinda.

Pas gjithë këtij diskutimi publik sigurisht ndjekësit dhanë komentet e tyre mbi këtë situatë, disa duke e përkrahur e disa jo reperin shqiptar. Ndaj Majk ka vendosur sot permes një postimi në Instastory të falenderojë të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Faleminderit shumë ju që më keni përkrah moralisht. Faleminderit prej zemrës, Zoti ju bekoftë” – shkruan Majk.

Share With:
Translate »
1248 Views