Pasi thanë se nuk i lajnë fëmijët, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher u bëjnë banjë live

Një muaj pas debatit në rrjet, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë dokumentuar me një video sesi i bëjnë banjë fëmijëve të tyre. “Kjo puna e banjës po del jashtë kontrollit”-shkroi Ashton, 43 vjeç krah videos së postuar në Instagram.

Në videon gazmore, aktori i bërtet bashkëshortes për faktin që lan fëmijët me ujë.

“Po përpiqesh t’i vrasësh me ujë”- i thotë ai.

Aktorja qeshi aq shumë me bashkëshortin sa i dolën lot nga sytë.

Debati nisi kur në një intervistë muajin e kaluar Mila tha se nuk i pëlqente t’i lante fëmijët e saj.
“Kam qenë lloji i prindit që nuk i ka larë thuajse kurrë fëmijët e porsalindur”, u shpreh Mila. “Nëse shihni papastërti, lajini. Në të kundërt, nuk keni arsye”, u shpreh Ashton.

 

Share With:
Translate »
145 Views