Shqiptarët lindin më pak, 10 mijë vdekje më shumë gjatë pandemisë
Situata pandemike vazhdon të sjellë një rritje të numrit të vdekjeve në Shqipëri.
Sipas të dhënave të INSTAT nga muaji maj e deri në qershor të këtij viti kanë ndërruar jete 5777 persona një shifër shumë më e ulët se tre mujori i parë kur u shënuan 9657 vdekje.
Në raport thuhet se ka një rritje me 7.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar kur shifrat e të prekurve me koronavirus ishin tejet të larta.
Sipas të dhënave të përpunuara nga monitor, krahasuar me mesataren e periudhës 2016 -2019 gjatë pandemisë janë 9953 humbje jete më shumë.