Pasi u bë me 3 fëmijë, futbollisti Sergio Ramos është gati për dasmë
Futbollisti Sergio Ramos është baba i tre fëmijëve, por nuk ka realizuar ende një dasmë.
Duket se ka vendosur që vera 2018 të jetë e tij pasi i ka propozuar martesë të dashurës së tij, prezantueses Pilar Rubio.
Lajmin e ka zbuluar vetë ai nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregonte se ishte shumë i lumtur që mori përgjigje pozitive.
“Ajo tha PO. Do të të dua përgjithmonë”- shkruajti Ramos në Instragram.
Aktualisht, ata po shijojnë disa pushime pas disa ndeshjeve të forta e të vështira që ka patur Ramos gjatë këtij viti, përfshirë ato në Kupën e Botës.