Pasi u bë nënë në moshën 54-vjeçare, aktorja e njohur nis udhëtimet me të bijën

Aktorja e njohur, Brigitte Nielsen pak muaj më parë u bë nënë në moshën 54-vjeçare. Ajo solli në jetë vajzën e saj, Frida, për të cilën ka treguar se ka pritur plot 10 vite. Tashmë vogëlushja e saj është katër muajshe dhe Brigitte ka bërë për herë të parë pushime me të, përgjatë bregdetit italian. Ikona e kinematografisë pak kohë më parë në një intervistë ka thënë se Frida ishte një mrekulli për të.

“Në provuam për 10 vite. Ajo është një mrekulli dhe dua t’u them të gjitha vajzave dhe grave, mos u dorëzoni. Dikush duhet të fitojë lotarinë. Unë mendoj se e kam fituar me vajzën time”, – ka thënë aktorja e njohur.

Share With:
Translate »
626 Views