Pasi u bënë prindër me një vajzë , kjo është fotoja e parë e Joe dhe Sophie që tregon lodhjen e tyre

Pak ditë më parë Joe Jonas dhe Sophie Turner u bënë prindër me një vajzë të cilën e quajtën Willa.
Pas këtij momenti dyshja është treguar mjaft e kujdesshme të ruajë privatësinë maksimale me të voglën e tyre.
Megjithatë ka qenë Jonas ai i cili ka ndarë foton e parë me bashkëshorten në ‘Instastory’, ku ka qenë e dukshme pagjumësia e tyre.
“Vendosni një maskë”, ka shkruar Joe krah fotos me Sophie-n, duke anashkaluar lodhjen e tyre.
Kujtojmë se çifti ka vendosur që të jetë sa më privat me fëmijën e tyre të parë. Ata arritën ta mbanin shtatzëninë e Turner për shumë muaj larg vëmendjes së mediave rozë dhe duket se kështu do të jetë edhe në muajt e ardhshëm.

 

Share With:
Translate »



156 Views