Viti i ri shkollor: Këto shkolla e fillojnë mësimin me 31 gusht

Ndonëse na ndajnë dhe pak javë nga nisja e vitit të ri shkollor 2020-2021, Ministria e Arsimit ende nuk ka vendosur se si do të zhvillohet mësimi. Për shkak të pandemisë, nuk dihet nëse nxënësit do të kthehen në klasë duke zbatuar distancimin fizik apo do të vazhdojnë me mësimin online.

Disa shkolla private kanë deklaruar se do të rinisin proçesin mësimor me datë 31 gusht, por Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dhënë ndonjë detaj konkret. Ndërkohë për pjesën tjetër, ekspertët e arsimit janë shprehur se me datë 1 do të fillojë shpërndarja e teksteve shkollore.

“Mos të harrojmë që në datën 1 do te fillojë shpërndarja e teksteve shkollore dhe nuk e dimë si do të shpërndahen. Na ndajnë vetëm 12 ditë kur mësuesit do të shkojnë nëpër shkolla. A është bërë gati udhëzimi? Unë nuk di gjë. A është bërë një udhëzim se si do të jetë distancimi”, shprehet Ndriçim Mehmeti, ekspert për arsimin.

Burimi: “Abc News”

Share With:



1044 Views