Pasioni për fotografinë/ Kur pas objektivit është dashuaruar e gjithë familja

Mëngjeset e hershme të mbuluara nga lagështia e vjeshtës janë frymëzuese për Kejsin dhe vëllain Amalin, që marrin rrugën drejtë gjetjes së fushave të hapura të Kamenicës, aty ku shpendët kërkojnë ushqimin.

Amali i vogël ani se vështirë e ka ta mbaj aparatin, mbledh fuqinë për ta drejtuar objektivin nga Grifsha krah hapur, për të garuar me të vëllain se cili nga ta do t’ia marrë zanatin babit, Arianit.

Me këtë Ariani synon tua mësoj fëmijëve përkushtimin ndaj punës dhe qëndrimin larg nga jeta digjitale.

Share With:
Translate »
300 Views