Patrisi i jep leksionet e para të muzikës Tianit

Në një familje muzikantësh, ҫfarë mund të pritet nga fëmija? Domosdo, muzikant është e para gjë që të vjen në mendje. Tiani, djali i Tunës dhe Patrisit, është vetëm disa muajsh, por kjo nuk e pengon babi Patrisin që të nisë që tani fazën e leksioneve dhe edukimit për të birin.

Nga fotot dhe videot me momentet e ëmbla me Tianin, sot Patrisi ka postuar një video në të cilën Tiani është më serioz. Po mëson të dirigjojë. Patrisi, me muzikën klasike që dëgjohet në sfond, është duke i stimuluar lëvizjet me duar në sinkron me muzikën. Pavarësisht se Patrisi e ka ndarë videon gjatë një momenti argëtimi me të birin, duket se edukimin e tij muzikor e ka marrë seriozisht.

Tani i mbetet Tunës ta vërë ndonjë ditë të birin të këndojë dhe pas disa viteve, sa Tiani të rritet edhe pak, do të kuptojmë se nga do anojë më shumë talenti i tij. Në fund të fundit, ҫfarë mund të bëhet një fëmijë me dy prindër muzikantë?

Familja Berisha është familje me breza muzikantësh. Patrisi, siҫ dihet, është pjesë e Filarmonisë së Kososvës; Roberti, xhaxhai i Tianit, merret prej vitesh gjithashtu me muzikë, por edhe i ati i tyre, Tomor Krasniqi, numëron më shumë se 50 vjet karrierë si kompozitor. /RC

Share With:
Translate »
837 Views