Pavarësisht ndarjes, Sara dhe Poem i bëjnë surprizën e ëmbël Xherit për ditëlindje

Xheraldina Vula feston sot ditëlindjen dhe mes urimeve të para në mesnatë ka spikatur një i veçantë nga mbesa e saj, Poem Blu, dhe nëna e vogëlushes, Sara Hoxha. Në një video të ëmbël, të dyja i këndojnë këngën e ditëlindjes Xheraldinës, duke krijuar një moment të ngrohtë familjar.

Pavarësisht ndarjes nga Ledri Vula vitin e kaluar, Sara dhe ai kanë ruajtur një raport të mirë dhe vijojnë të jenë pranë njëri-tjetrit për rritjen e Poem. Disa javë më parë, ata u panë bashkë në festën e ditëlindjes së vogëlushes së tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Revista Class (@revistaclass_backup)

Në një intervistë të fundit, Ledri foli për raportin e tij me Sarën pas ndarjes, duke theksuar se gjithçka ka ardhur natyrshëm. “Nuk e di, ka gjëra të pashpjegueshme, ndodhin gjërat, jeta. S’jam as i pari, as i fundit, me rëndësi është si e vazhdon. Kemi një raport shumë të mirë, jemi shokë ende me Sarën dhe gjithçka bëjmë për Poem,” u shpreh ai.

Ky moment i ëmbël mes Sarës, Poem dhe Xheraldinës tregon edhe një herë lidhjen e ngushtë që ata ruajnë si familje, pavarësisht ndryshimeve në jetën e tyre personale.

Share With:
Translate »
87 Views