Granit Xhaka baba shembull, ndan kohën me fëmijët dhe fushën e blertë
Futbollisti i njohur Granit Xhaka ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai ka postuar një fotografi të ëmbël me vajzën e tij të vogël, duke e mbajtur të përqafuar në një mbajtëse për fëmijë.
I veshur me një xhup të trashë dhe një kapele, Xhaka duket i përqendruar në shëtitjen e tij, ndërsa vajza e tij buzëqesh e lumtur, e mbështjellë me ngrohtësi me një kapele rozë dhe veshje të përshtatshme për ditët e ftohta,
Ky moment i ngrohtë familjar ka marrë shumë reagime pozitive nga fansat, të cilët e kanë vlerësuar këtë anë të butë dhe të përkushtuar të futbollistit. Pavarësisht angazhimeve në fushën e lojës, Xhaka tregon se familja mbetet prioriteti i tij kryesor.