Për ditëlindjen e Ergit, Barbana do të sjellë këngën e lënë përgjysmë prej tij

Ai u nda nga jeta në moshë shumë të re, pas një aksidenti fatal me motor.

Bëhet fjalë për këngëtarin e ri, Ergi Dini, i cili në pak kohë tregoi se ishte një talent i madh i skenës shqiptare.

Motra e tij, këngëtarja Barbana Dini ka zbuluar se në ditëlindjen e Ergit do të sjellë një këngë që do të kishte qenë duet nëse ai do të ishte ende në jetë. “Në ditën e lindjes së tij, në 15 tetor do vijë kënga që Ergi kishte shumë dëshirë ta këndonim bashkë. Nuk arritëm dot ta realizonim të plotë dhe mbeti në “demo”. Po i përkushtohem për ta sjellë ashtu siç Ergi do donte, kam një emocion dhe përgjegjësi të madhe.

Kënga është me tekst, muzikë nga Ergi dhe titullohet Ku je’ “, tregoi Barbana.

Barbana Dini e dha këtë lajm teksa ishte e ftuar pasditen e djeshme tek “Rudina”, për të folur për këngën e saj më të re “Libri i dashnis”, që e rikthen atë pas 5 vitesh mungesë./

Share With:
Translate »
390 Views