Për ditëlindjen e të birit, Dr. Skerdi dhuratën ia bëri Tiranës
Edhe pse një personazh i njohur në median shqiptare, Dr. Skerdi ka qenë gjithmonë i rezervuar për jetën e tij private. Nëpër intervistat e dhëna, dimë se ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Vajzën e tij, Elena, vendosi të na e prezantojë kur ajo mbushi 18-vjeç. (LEXO KETU)
Të dielën e shkuar, ai na prezantoi me të birin në një event mjaft të veçantë. Gjergji, mbushi 18 vjeç më 27 korrik dhe Dr. Skerdi ndau për herë të parë foto dhe video të tij nga festa e ditëlindjes. Nuk ishte festa madhështore ajo që tërhoqi vëmendjen por dëshira e Gjergjit për 18-vjetorin e tij. Ndryshe nga të rinjtë e tjerë, edhe pse i lindur dhe rritur në Romë, dëshira e tij për këtë ditëlindje ishte të mbillte një pemë në Tiranë.
Si një individ shumë i përkushtuar ndaj mjedisit dhe nismave sociale, Dr. Skerdi vendosi të mbjellë jo 1 por 18 pemë pranë Kryesisë së Kuvendit, si simbol i 18-vjetorit të djalit të tij. Nga ana tjetër, Gjergji ftoi 25 miq të tij italianë për të vizituar Shqipërinë dhe për të mbjellë pemë së bashku.
View this post on Instagram