“Sa peshë paske marrë moj vajzë”, Evi Reçi i përgjigjet komentit negativ të ndjekëses

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Evi Reçi, e cila është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet mami e një djali, mes shumë komenteve të mira, nuk i ka shpëtuar edhe atyre negative në podkastet e saj “Mami Evita”.

Si shumë personazhe të tjerë edhe Evi është ngacmuar nga një koment ku e etiketojnë për peshën që ka marrë gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë, e që sipas komentueses faji i mbetet mjekëve për këshillime jo profesionale.

“Doja të ndalesha pak te komentet që vijnë më shpesh nga gratë dhe unë e shoh që edhe personazhe të tjerë janë ankuar për këtë mënyrë komunikimi.

Zonja në fjalë duhet të jetë shumë e qetë për shëndetin tim, pasi si unë dhe bebi gëzojmë shëndet të plotë dhe unë vërtetë ndiqem nga profesionistë pa thonjëza. Komenti që vjen nga çdo njeri te një grua shtatzënë, më besoni që peshon ndryshe. Jo çdo peshë që shtojmë është ushqimore, mund të jetë hormonale, është një peshë që ikën dhe nuk është problem që në këtë fazë është apo jo në normë dhe në parametrat e duhura. Kështu që kini pak kujdes me komentet” , është shprehur Evi.

Share With:
Translate »
76 Views