Për fëmijët e Republikës, Rama: Ky do jetë ligji i parë pas fitores në 25 Prill

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka shpallur publikisht ligjin e parë që do të miratojë qeveria e tij nëse fiton për herë të tretë zgjedhjet e 25 Prillit.

Në një takim me banorë të Njësisë Nr.5 në Tiranë, Rama u shpreh se ligji i parë do të jetë ligji për fëmijët e Republikës, të cilët kanë humbur prindërit në krye të detyrës.

“Ligji i parë që do kalojë do të jetë ligji për fëmijët e Republikës. Janë të gjithë ata që kanë humbur prindërit, babain ose nënën, për shkak të detyrës apo për shkak të një shërbimi të madh ndaj të tjerëve. Erioni përmendi Arjanin, babin që la pas një fëmijë të vogël. Ai është fëmijë i Republikës dhe Republika duhet dhe do të kujdeset posaçërisht për këta fëmijë. Ne kemi bërë sa kemi mundur për fëmijët e policëve të vrarë në krye të detyrës, për fëmijët e ushtarakëve që kanë humbur jetën. Por është koha që këtyre fëmijëve t’u japim një status të veçantë dhe çdo shumicë qeverisëse ta ngarkojmë me barrën e prindit për këta fëmijë të Republikës, të cilëve prindërit nuk ua kthejmë dot por për të cilët ne duhet të kujdesemi nga momenti i parë deri në momentin kur ata të dalin në jetë për t’ju dhënë të gjitha mundësitë e shkollimit, edukimit dhe një jete ku ata të jenë krenarë për prindin e tyre, jo thjesht për gjestin por sepse prindi i tyre humbi jetën për një Republikë që ja vlen sakrificën e kujtdo”, deklaroi Kryeministri Rama.

Share With:
Translate »
352 Views