Për herë të parë bashkë me vajzën në kinema, Anjeza Shahini ndan me ndjekësit momentin më të veçantë

Në muajin mars Anjeza Shahini solli në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë të quajtur Victoria. Tashmë kanë kaluar 4 muaj nga lindja e vogëlushes dhe mami Anjeza po kujdeset që e vogla të njihet me botën. Pak ditë më parë ajo tregoi se Victoria vizitoi për herë të parë një kopsht zoologjik, ndërsa sot nënë e bijë kanë ndjekur bashkë një film në kinema. Shahini ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet duke mbajtur në prehër vajzën gjatë kohës që të dyja ndjekin me vëmendje filmin e animuar “Toy Story 4”. Bashkangjitur fotos këngëtarja shqiptare ka shkruar: “Eksperienca e parë e Torit në kinema”.

Pavarësisht se Victoria është ende shumë e vogël, duket se Anjeza dëshiron që ta rrisë që tani me frymën e artit dhe kulturës. Pavarësisht se Shahini nuk e ka zbuluar ende portretin e plotë të së bijës, mesa duket ajo do të ndajë me ndjekësit e saj çdo moment të veçantë që kalon me vogëlushen. Kujtojmë se Anjeza Shahini prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe dhe është e martuar me Paul Edward Connolly.

Share With:
Translate »
477 Views