Për herë të parë Meghan Markle tregon si është Harry si baba!

Gjatë një paraqitjeje në panelin e këtij viti të Konferencës SXSW për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me titull “Thyerja e barrierave, formësimi i narrativave: Si gratë udhëheqin dhe jashtë ekranit”, ish-aktorja, Meghan Markle tregoi sesi burri i saj e ka ndihmuar të ruajë mirëqenien e saj mendore dhe emocionale. pasi ajo është detyruar të lundrojë njëkohësisht në komentet e urrejtjes në mediat sociale.

“Jam me fat që, ndër privilegjet që kam në jetën time, kam një partner të jashtëzakonshëm”, tha Meghan.

“Burri im është një baba kaq praktik dhe një mbështetës për mua dhe familjen time. Ky është një bekim i vërtetë. Por shumë njerëz nuk kanë të njëjtin nivel mbështetjeje. Kështu që unë mendoj se për ne, ka të bëjë me vendosjen e masave mbrojtëse në mënyrë që gratë dhe nënat veçanërisht të mos ndihen sikur janë edhe më të cenueshme në internet.”

Share With:
Translate »
41 Views