Për herë të parë në 18 vjet: Peppa Pig prezanton një çift lesbikesh

Peppa Pig, një nga serialet më të famshëm për fëmijë në mbarë botën, ka shtuar një çift të të njëjtit seks në kastin e personazheve. Kjo shënon herën e parë në historinë 18-vjeçare të shfaqjes që shfaqet një familje në të cilën prindërit janë LGBTQ+.

Në një episod të titulluar Familjet, një personazh i quajtur Penny njofton se kujdestarët e saj janë dy arusha polare lesbike. “Unë jetoj me mamanë time dhe me mamin tjetër. Një mama është mjeke dhe mamaja tjetër gatuan spageti,” shpjegon ajo, përpara se shikuesve t’u shfaqet treshja e ulur për një vakt familjar.

Vendimi erdhi pas shumë vitesh fushatash për programin që të shfaqte një përzgjedhje më të larmishme familjesh. Një peticion për të bindur krijuesit e serialit që të përfshinin një familje të të njëjtit seks, filloi dy vjet më parë dhe mblodhi gati 24,000 firma.

Më parë, Peppa Pig është kritikuar për faktin që përqendrohet tepër te familja tradicionale. Megjithatë, portretizimi i familjes së Penny the Polar Bear duket se është pritur më mirë. Robbie de Santos, drejtor i komunikimit dhe i marrëdhënieve të jashtme në organizatën e bamirësisë dhe të të drejtave për LGBT, Stonewall, tha për BBC se ai e shihte prezantimin e një çifti të të njëjtit seks si “fantastike”.

Share With:
Translate »
93 Views