I moshuari ngacmoi 10-vjeçaren, familja e vajzës detyrohet të ndryshojë vendbanim

Dy ditë më parë emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rastin e një vajze 10-vjeçare që përndiqej dhe ngacmohej seksualisht nga një i moshuar 77-vjeçar në Tiranë. Vetë e mitura tha se 77-vjeçari e ndiqte dhe i kishte treguar foto të tij në plazh krejtësisht i zhveshur.

Madje në një rast, burri i moshuar kishte tentuar ta merrte vajzën e vogël në shtëpinë e tij, por ajo i kishte shpëtuar nga dora dhe ishte larguar. Prindërit e të miturës kanë bërë denoncim, por asgjë nuk ka ndodhur. Të njëjtat taktika, 77-vjeçari i ka provuar edhe me vajzat e tjera të familjes. Prokurorja e çështjes Miranda Bushi nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e dosjes, duke thënë se nuk ka prova.

 

Pas transmetimit të rastit në emisionin Stop, policia ka reaguar duke deklaruar se ka nisur procedimin penal për shtetasin H.D 77 vjeç dhe ia ka kaluar materialet prokurorisë që në datë 20 Qershor.

“Në lidhje me denoncimin e një qytetari në emisionin investigativ Stop, ju njoftojmë se Policia e Tiranës më datë 20.6.2022 ka referuar materialet në Prokurori dhe ka filluar procedimin penal për shtetasin me inicialet H.D. pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur dhe ka kryer veprime të turpshme ndaj saj. Njoftimi për këtë rast është dhënë në datë 21.6.2022 nga DVP Tiranë, si më poshtë:

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin me inicialet H.D. pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur dhe ka kryer veprime të turpshme ndaj saj”, thuhet në reagimin e Policisë së Tiranës.

Nga ana tjetër, për shkak të situatës së krijuar, familja e vajzës ka ndërruar lagje dhe Bashkia e Tiranës do ta ndihmojë të sistemohet.

Joana Filo, punonjëse për mbrojtjen e fëmijëve“Me marrjen e këtij informacioni nga Bashkia Tiranë edhe ne si punonjës të mbrojtjes së fëmijës fillojmë procedurat tona. Prej disa ditësh, familja është zhvendosur në një nga njësitë e Bashkisë Tiranë dhe në bazë të vendndodhjes është bërë edhe referimi i rastit. Ne kemi kontaktuar me prindërit e fëmijës dhe e lamë për ditën e sotme një takim që ka për qëllim të bëjë vlerësimin e situatës në të cilën ndodhet fëmija dhe familja. Në radhë të parë për të parë sigurinë e fëmijës dhe e dyta për të vlerësuar nevoja që familja mund të ketë në një rast të tillë. Unë sapo mbaroj këtë vlerësim, kemi mbajtur shënime, kemi biseduar me të treja vajzat e familjes edhe me prindërit. Evidentuam nevojat emergjente dhe në ditët në vazhdim do të mblidhet një tryezë teknike ndërsektoriale ku do të jenë përfaqësues të bashkisë dhe partnerët tanë që ofrojnë shërbime për fëmijët në nevojë dhe për familjet e tyre. Vajza dhe familja e saj janë të sigurt dhe do të mbështetjen me shërbimin psikologjik dhe të tjerat në vijim”.

Rasti tashmë është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për ngacmimin seksual ndaj 10-vjeçares nga i moshuari 77 vjeç. /

Share With:
Translate »
104 Views