Për herë të parë pas lindjes, një mami seksi si Laura Vorpsi
Mungonte në publik prej shumë kohësh edhe pse lajmet për të kanë qenë të pranishme. Ish-zëdhënësja e PD-së, që është shumë e bukur për t’u harruar, Laura Vorpsi këtë pranverë u bë nënë për herë të parë dhe mediat shkruan të gjitha për këtë lajm që vinte nga jeta e bukuroshes së tërhequr nga vitrina mediatike. Megjithatë, veç një fotoje të shkëputur nga një Instastory ku ajo ndodhej në bregdet në një festë me miqtë, asnjë imazh tjetër nuk u zbulua nga Laura nënë.
Sot, në pritjen për 20 vjetorin e Opinion, më në fund Laura e bukur është shfaqur, rrezëllitëse siç e mbajmë mend. Me flokë të gjatë të zinj, të lëshuar dhe të hedhur në një anë siç bënte edhe kur shfaqej në foltoren e PD-së, edhe pse dikush mund ta quante një detaj shumë feminil, me grim që i vë në pah sytë dhe me buzëqeshjen e ëmbël. Ka zgjedhur të zezën për një pamje të pagabueshme elegante që plotësohet nga fustani i gjatë, me pjesën e sipërme dantellë, sandale dhe një çantë krahu me zinxhir.
Është një nga të paktat herë madje që shfaqet në pritje publike me partnerin, biznesmenin Theodhori Cami. Ka takuar aty edhe Erla Mëhillin, ish-zëdhënësen e Kryeministrit Sali Berisha, e cila gjithashtu është shumë elegante, veshur me ngjyrën dominuese të mbrëmjes dhe flokë të lëshuar.
Një rast i mirë për të kujtuar kohërat e vjetra, ndërsa tani janë të dyja mama, Erla e një djali dhe Laura e një vajze. Erla ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Keltis Kruja. Miqtë kanë realizuar edhe një foto të katërt…
Tashmë rastet nuk janë aq të shpeshta sa dikur për të ndarë kohë bashkë. /Revista Class