Për herë të parë pas sëmundjes së djalit, çifti i famshëm poston foton e tij

Michael Buble dhe bashkëshortja e tij Lusiana Lopilato kanë kaluar një periudhë të vështirë në jetën e tyre për shkak të sëmundjes së djalit.

Por lajme të mira na vijnë nga vogëlushi i tyre, që mesa duket tashmë po e fiton betejën me sëmundjen e rëndë, pasi edhe prindërit kanë deklaruar kohët e fundit se ai po i përgjigjet pozitivisht trajtimit.

Mamaja e Noah,  ka postuar një foto në Instagram pas shumë kohësh me të birin ku duken mjaft të lumtur të dy në plazh duke buzëqeshur.

“Ndërkohë që ai më hedh rërë unë shijoj të qeshurën e tij”,-ky është shkrimi bashkangjitur fotos së aktores me të birin.

Share With:
Translate »
873 Views