Për herë të parë vëllai i Anxhela Peristerit shfaqet në media, përlotet këngëtarja kur…
Gjatë transmetimit, Anxhela u surprizua nga miqtë e saj të afërt me mesazhe motivuese, të cilat e preken thellë artisten. Një nga momentet më të ndjera ishte surpriza nga vëllai i saj, i cili për herë të parë u shfaq në media së bashku me nipin e saj të vogël, Elios.
Mesazhi i tij u transmetua drejtpërdrejt në studio, duke shkaktuar emocione të forta te këngëtarja:
“Anxhela, jam me fansin tënd më të vogël, nipin tënd Elios, për të të përshëndetur. Që në fëmijëri ke pasur atë shkëlqim dhe sot, kur të dëgjoj, ndihem krenar dhe mbushem me emocione. Të dua shumë motra, dhe Eliosi mezi pret të këndosh një ninullë për të.”
Ky moment i ndjerë bëri që Anxhela të përlotet, duke treguar edhe një herë lidhjen e ngushtë me familjen dhe vlerësimin që ajo gëzon si artiste dhe si motër.