Për t’u çuditur/ Prindërit shqiptarë i vendosin foshnjës emrin e një partie politike
Vendosja e emrit të foshnjës është një nga momentet e shumëpritura për prindërit. Disa prindër e mirëmendojnë para se foshnja të lindë, ndërsa disa të tjerë zgjedhin ta vendosin në momentin që foshnja ka lindur. Kemi dëgjuar shumë raste ku prindër shqiptarë i vendosin foshnjave bashkimin e emrave të tyre, apo emra të familjarëve të ndjerë, por kurrë nuk kemi dëgjuar që prindërit t’i vendosin emrin e një partie politike. Një familje kosovare e cila jeton në Belgjikë ka zgjedhur që vajzën e tyre ta quajnë ‘Vetëvendosja’, duke iu referuar partisë politike të Albin Kurtit. Siç shihet dhe nga certifikata që ilustrohet në vijim foshnja e lindur në Prishtinë është quajtur Vetëvendosja.