Përcillet në banesën e fundit çifti Muskurti, fqinjët: Familjarët nuk marrin pjesë nga frika e hakmarrjes!
Janë përcjellë për në banesën e fundit Alban dhe Nora Muskurti, çifti që u vra nga Arsen Muskurti pasditen e djeshme në Tiranë. Autori dhe çifti Muskurti kishin probleme të hershme me njëri-tjetrin, por dje ai vendosi t’i ekzekutonte brenda biznesit të tyre. Në lagjen “5 Maji”, aty ku jetonte çifti. Banorët shprehen të shokuar për atë që ka ndodhur mes vëllezërve por tregojnë se ishin në dijeni të problemeve që ata kishin.
Një zonjë tha për mediat se me familjen Muskurti kishin hyrje-dalje për dasma e festa. Ajo tha se në varrimin e sotëm janë mbledhur vetëm të afërmit e Norës nga Fushë-Kruja, pasi familja Muskurti janë mbyllur në shtëpi sepse kanë frikë nga hakëmarrja.
“Një komshie këtu më tregoi lajmin, se besova, thashë mos janë plagosur dhe janë të gjallë. I kishim komshinj, kishim hyrë dhe kishim dalë, i kishim ftuar në dasma dhe festa, sidomos për Norën na vjen shumë po shumë keq se la tre fëmijë jetimë.
Dje më erdhi djali i vogël i saj 8-9 vjec dhe bleu gjëra këtu. Sa fëmijë të urtë, të edukuar, kemi 20 e ca vjet këtu bashkë. Kishim kuptuar diçka se hidhin në Facebook, akuzonin njëti-tjetrin hapur. Tmerr nuk ka, të vrasë vëllai vëllanë. Në xhenaze janë vetëm njerëzit e Norës, kanë ardhur nga Fushë-Kruja, ata të tjerët janë mbyllur në shtëpi e nuk shkojnë. Nuk shkon e ëma në xhenazen e të birit. Kanë frikë se i kërcënojnë, se kanë sherr”, ka qenë deklarata e një prej fqinjëve të viktimave.