Përdhunimi i së miturës nga shqiptari në një dhomëz , Kuestori i Firences bllokon restorantin për 1 muaj

Kuestori i Firences, pas arrestimit të një 22-vjeçari shqiptar të akuzuar për përdhunim të një vajze të mitur, ka pezulluar për 30 ditë aktivitetin e restorantit të njohur fiorentin në rrugën Pandolfini, aty ku krimi ndodhi në një dhomë të vogël në muajin shtator; pezullimi u bë pasi ky ambient konsiderohet se përbën rrezik për rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve.

Vendimi u mor pasi një sërë incidentesh në restorant u raportuan vitet e fundit. I pari u njoftua në vitin 2015 dhe më pas ngjarjet e dhunës u bënë të zakonshme.

Me qëllim që të mos përsëriten episode të tilla alarmante për rendin dhe sigurinë e qytetarëve në Itali, që të mos lejohet alkoli për të mitur, për të shmangur situata të tilla, Kuestori Intini vendosi të pezullojë për 30 ditë punën e restorantit.

Share With:
Translate »
732 Views