Përdhunoi dhe vrau 6-vjeçaren, katër dënime me vdekje për të riun në një proces të shpejtë

Një gjykatë në Pakistan i ka dhënë 24-vjeçarit Imran Ali katër dënime me vdekje për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze gjashtë-vjeçare muajin e kaluar.

Trupi i vogëlushes Zainab Ansari u gjet në një depon të plehrave në qytetin e Kasurit, në jug të Lahores, më 9 janar të këtij viti.

Vrasja e saj shkaktoi zemërim në të gjithë vendin.

“Dhjetëra njerëz dëshmuan kundër Aliut në gjyq, ku u paraqitën edhe prova mjeko-ligjore, duke përfshirë edhe analizën e ADN-së dhe poligrafisë”, raporton BBC.

Sipas policisë, vrasësi i Zainab ka qenë gjithashtu i lidhur me vrasje të mëparshme dhe sulmeve të vajzave të tjera në zonë.

Babai i viktimës ishte në gjykatë për të dëgjuar vendimin, mes sigurisë së madhe.

“Avokati i tij u tërhoq nga rasti, pasi Aliu pranoi krimin”, raporton BBC.

Aliut iu dha dënim me vdekje për secilën nga akuzat: rrëmbim, përdhunim, vrasje dhe një akt terrorizmi, një dënim të përjetshëm për sodomi dhe një gjobë e rëndë.

“Ai tani ka 15 ditë për të apeluar kundër aktgjykimit”, raporton faqja e lajmeve Dawn.

Imran Ali u arrestua nga policia më 23 janar dhe u hetua e u gjykua në më pak se një muaj.

Share With:
Translate »
638 Views