Përdhunoi dhe vrau 7-vjeçaren, varet në publik autori

Një burrë iranian është varur në publik, pasi u dënua për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 7 vjeçare. Rasti kishte zemëruar shumë banorë vendas.

Ekzekutimi i 42-vjeçarit Esmail Jafarzadeh thuhet se u shfaq në një video amatore në një tv të kontrolluar nga shteti më 20 shtator.

Jafarzadeh u var në agim në sheshin kryesor të qytetit veriperëndimor të Parsabad, në provincën Ardebil. Raportet thanë se “disa mijëra njerëz”, përfshirë fëmijët, e shihnin varjen e tij ndërsa shumë e dokumentonin atë në celularët e tyre.

Ekzekutimi u krye në publik “për të rivendosur ndjenjën e sigurisë të qytetarëve dhe për të lehtësuar mendjet e tyre të trazuara“, tha prokurori i Ardebilit, Naser Atabati.

Vajza, Atena Aslani, u zhduk në qershor pas largimit nga babai, shitës në rrugë. Zhdukja e saj nxiti një shpërthim shqetësimi midis përdoruesve të mediave iraniane.

Prokurorët thanë se Jafarzadeh, i cili ishte tashmë i dyshuari kryesor, pranoi për përdhunimin dhe vrasjen e saj pak pasi trupi i saj u gjet nga policia në garazhin e shtëpisë së tij.

Presidenti Hassan Rohani e kishte përshkruar rastin si “të tmerrshëm” dhe bëri thirrje për drejtësi të shpejtë.

Amnesty International thotë se Irani është një ndër ekzekutuesit më të mëdhenj të botës. Shumica e ekzekutimeve janë të lidhura me trafikimin e drogës.

Sipas grupit të të drejtave të njeriut, Irani ekzekutoi të paktën 567 persona në vitin 2016.

Share With:
Translate »
781 Views