Depresioni pas lindjes, realiteti nga jeta e një nëne

Sipas Shoqatës Psikologjike Amerikane, një në 7 gra vuan nga depresioni postpartum. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, ato që e kanë përjetuar depresionin ose çrregullimet bipolar mund të kenë pasur histori të ngjashme familjare, mund të kenë kaluar komplikime mjekësore gjatë lindjes ose nuk kanë mbështjetje emocionale nga njerëzit e afërm. Ndonëse çdo grua e përjeton ndryshe lindjen e një fëmije, psikologët dhe mjekët kanë evidentuar 4 shenjat paralajmëruese të depresionit pas lindjes.
1. Cdo zgjedhje ju duket e pamundur apo në dëm të foshnjes
Ju mund të ndjeheni të shqetësuar gjatë gjithë kohës dhe keni ndjesinë që nuk po veproni si duhet. 
2. Ju nuk flini edhe kur foshnja juaj është në gjumë
Shumica e mamave nuk flenë mjaftueshëm pas lindjes së fëmijës, por nëse ju nuk mund të flini për asnjë moment nga frika mos e lini vogëlushin tuaj vetëm atëherë duhet të flisni me një mjek. 
3. Jeni të dëshpëruara dhe nuk shijoni asnjë çast të mëmësisë.
4. Keni frikë se mos dëmtoni fëmijën. Keni frikë ta prekni apo ta merrni në dorë

18300844 10155359863932755 7838517383377306689 n
Shumë nëna mundohen t’i fshehin këto emocione, por Kathy DiVincenzo, një nënë e dy fëmijëve ka postuar në rrjetin social facebook gjendjen e saj pas lindjes. Në njërën foto tregohet realiteti i depresionit pas lindjes dhe në foton tjetër është po e njëjta nënë në ditët e saj më të mira. 
“E vërteta është që të dyja këto foto përfaqësojnë jetën time në varësi të ditës”, shkruan Kathy në postin e saj. “Gjëja më e vështirë dhe më dëmtuese që kam bërë gjithë këto kohë ka qenë mohimi i vetes tek fotoja e parë! Nuk e pranoja, kisha turp dhe nuk lija askënd të më ndihmonte. ” Ajo që do kjo nënë e re përmes këtyre fotove është të sensibilizojë të gjitha gratë që vuajnë nga depresioni pas lindjes ta pranojnë veten dhe situatën në të cilën gjenden dhe të kërkojnë ndihmë. /WOmens Health 

  

Share With:
Translate »
833 Views