Tragjedi në Durrës, digjen në shtëpi trenjakët 3-vjeçarë

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ku tre fëmijë të mitur kanë humbur jetën, pasi në banesën e tyre ka rënë zjarri. Policia raporton se “ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në Rromanat, ku në banesën private të shtetasit G.K. ka rënë zjarr”. Fatkeqësisht brenda në banesë kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /oranews.tv

Share With:
Translate »
937 Views