Përdori cigare elektronike, adoleshenti me mushkëri si të një 70-vjeçari
Pirja e cigares elektronike për pak e vrau Adam Hergenreder.
Në fund gushtit, 18-vjeçari nga Gurnee, Illinois, u shtrua në spital pasi përdori cigare elektronike për më shumë se një vit e gjysmë.
“Ishte e frikshme ta mendoja. Ajo pajisje e vogël ua shkaktoi këtë gjë mushkërive të mia,“-tha Adam, ndërsa kujtoi lajmin që mjekët i dhanë për gjendjen shëndetësore të mushkërive.
Mushkëritë e 18-vjeçarit dukeshin si ato të një 70-vjeçari.
Hergenreder në mesin e qindra përdoruesve të cigareve elektronike në Shtetet e Bashkuara, mushkëritë e të cilëve janë dëmtuar nga avulli i cigares, shumë prej tyre të rinj.
Hetuesit ende nuk e kanë identifikuar shkakun e sëmundjeve.
Administrata Trump tani planifikon të heq cigare elektronike me aromë nga tregjet.
“Pse është e rëndësishme? Ne po shohim një rritje të përdorimit të cigareve elektronike me aromë nga nxënësit,”-tha Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore i SHBA, Aleks Azar.