Përfundoi në spital, Nora Istrefi tregon gjendjen shëndetësore të së ëmës

Nëna e dy këngëtareve të njohura të showbiz-it, Nora dhe Era Istrefit, ka pasur komplikacione me shëndetin e saj.

Ajo ka përfunduar në spital, madje i është nënshtruar një operacioni.

Vetë Nora e ka bërë të ditur këtë lajm, duke ndarë me ndjekësit një foto të së ëmës.

Këngëtarja ka treguar se tashmë shëndeti i saj është përmirësuar, duke falenderuar stafin e spitalit që është përkujdesur për të.

Sipas “Prive”, nëna e dy këngëtareve kishte probleme në veshka, por duket se gjithçka ka shkuar mirë.

“Faleminderit për kujdesin maksimal drejt shërimit të mamit.”- shkruan Nora, e lumtur për mamanë e saj.

Share With:
Translate »
502 Views