Në hapat e mamit! Vajza 2-vjeçare e Cardi B bën namin brenda 24 orëve në Instagram!

Pas divorcit të bujshëm nga Offset, reperja Cardi B duket se ka gjetur një aktivitet të ri për të mbushur kohën e saj.

Ajo i ka hapur një llogari personale në Instagram vajzës së saj Kulture, e cila duket se do të ndjekë hapat e të ëmës.

Pasi Cardi i “prezantoi” të gjithë me profilin e Kulture, 2-vjeçarja ka bërë namin në Instagram brenda 24 orëve.

Ajo i ka kaluar 600 mijë ndjekës dhe fotot e saj po bëjnë xhiron e rrjetit.

Në profilin e saj, Kulture ndjek mami Cardi-n dhe babain Offset, ndërsa llogaria administrohet nga reperja.

Lajmi i divorcit të Cardi-t dhe Offset vetëm pak ditë më parë ka bërë zhurmë të madhe në media dhe u aludua se shkak për ndarjen e tyre u bë tradhtia.

Mirëpo, reperja foli njëherë e mirë duke sqaruar zërat e ndarjes dhe duke i vendosur pikat mbi “i” kësaj teme.

Thjesht u lodha nga argumentet. U lodha nga mos ballafaqimet në sy. Kur e ndjen që nuk është më njësoj si më parë, përpara se të tradhtohesh, më mirë të jem… e dini çfarë dua të them? Jam e lodhur nga njerëzit”, është shprehur ajo.

Share With:
Translate »



161 Views