Përgjigjen e shtatzanisë së Kylie-t, na e dha Kendall

Kendall Jenner më në fund sqaroi thashethemet për shtatzëninë dhe propozimin për martesë të motrës së saj Kylie, gjate emisionit të Ellen.

Ndërsa pak ditë më parë u përfol se, Kylie mund të ishte në pritjen e ëmbël, Kendall e mohoi një gjë të tillë.

“Jo, nuk është shtatzënë. Ajo mendoj se e kishte për faktin që dukeshin mirë dhe ndoshta do të mendojnë për një fëmijë të dytë. Po praktikohen. A nuk e quani kështu?”, tha Kendall.

Ellen e pyeti gjithashtu nëse i dashuri Travis Scott e kishte propozuar gjatë eventit të “Super Bowl”.

“Jo se unë e di, por nëse ka ndodhur do të thotë që ajo nuk i ka thënë akoma familjes, por nuk mendoj se ka ndodhur”, tha modelja.

Kylie u dallua me një unazë me diamant gjigand dhe të gjithë menduan se do të kishte ndodhur ndonjë propozim nga ana e reperit.

Share With:



313 Views