Përlot moderatorja shqiptare me dedikimin për mamin: Sikur të bëhesha prind të shikoja se ç’do të thotë të kesh të tilla shtiza në kraharor

Muaji mars paska shumë ditë të shënuara për Jona Spahiun. Përveç ata 7 dhe 8 marsin që i kemi dhe ne, Jona feston edhe ditëlindjen e mamit në datën 6. Ajo ka bërë një dedikim të gjatë e prekës për të ku shkruan:

Cfare eshte lumturia valle???
Nje mit i pathyeshem, utopi e perrallave me fund: “Ata jetuan se bashku dhe te lumtur pergjithnje ”?
Kjo pyetje me mundon gjithnje e me shume,aq sa me mundon me ben dhe te tentoj drejt reflektimit …por me kot.
Nuk di ti jap pergjigje mohimit tone te vazhdueshem ndaj te vetmes lumturi te pashtershme,te pakusht e te pavdekshme…lumturia e ofruar nga prinderit tane.
Kemi refuzuar pjaten me ushqim, se hunda na qendronte perpjete per te nuhatur eren e mire te ushqimit te shtepise…
Jemi mbyllur me ore te tera ne dhome, se koka me shume mundesi na kishte marre ere, duke i perjashtuar cdo mundesi arsyetimit te drejte…
I jemi hakerryer frikes se tyre, teksa ne pergatiteshim te hidheshim ne kthetrat e realitetit qe vret…
Kemi ngritur zerin,kemi mbajtur qendrim dhe kemi genjyer ne perpjekjen per tu arratisur nga kutia e tyre e kristalte e mbrojtjes…
Kemi preferuar ti leme ata ne shoqerine e indiferentizmit tone, sepse ne kemi qene shume te zene duke i bere shoqeri internetit…
Sa here kemi fikur papergjegjshmerisht telefonin, nderkohe qe dy hije benin roje ne erresiren e nates,ne pritje te kthimit tone…
Sa here jemi versulur perbuzmerisht pamundsise se tyre per te na plotesuar dicka, nderkohe qe trupi i tyre luftonte me veten per te na dhene sikur dhe piken e fundit te gjakut…
Sot ne ditelindjen tende mamush,e vetmja gje qe do ti kisha kerkuar zotit eshte, te me jepte mundesine te behesha vete prind. Te provoja cdo te thote te kesh te tilla shtiza ne kraharor, keshtu une te rikthehesha te ti per te shperblyer gjithcka…
Plot me drite e pac jeten, sic ke portretin dhe zemren mama ime❤

/Kids’ Time/

 

Share With:
Translate »
741 Views