Përlot Stefi: “Ju dua bijat e mija, s’do jua zëvendësoj kurrë mamin!”

Në ditë festash, reflektojmë dhe telefonojmë ata që duam më shumë… Por sheshherë hasim në mungesa të mëdha, e të njëjtën gjë ka ndjerë dje edhe këngëtari Stefi Prifti, i cili ka mungesën më të madhe në shpirt… Para dy vitesh ai humbi bashkëshorten, dhe ka zgjedhur pikërisht 8-marsin për të në treguar në pak rreshta historinë e tij të trishtë:

Ishim studente…!
Nje lidhje ikte, zevendesohej…! Deri sa erdhi dashuria e vertete per mua, Marina Xhavara Prifti ????
Kjo kenge ishte dicka ndermjet para dhe pas njohjes time me Marinen!
Ose, ishte dicka qe ndodhte paralel me njohjen…! Nuk e di me saktesi!
Muziken e shkrova me nje fryme dhe ja u tregova edhe shokeve te mi Romeo Mano dhe Artan Selimaj dhe natyrisht do ja tregoja edhe Marines time ❤️ dashurise te sapo lindur ne Pallati Kultures Studenti ????
Per me tej, duhej teksti dhe ishte rasti i bashkepunimit te pare me, (me pas), gruan time Marina❤️ Ishte muzike shume e ndjere dhe pergjigjja e Marines dhe disa studenteve (shoke te Saj), shume te talentuar tek Fakulteti gjuhe-letersi ne Tirane, – Genta, Sajmiri etj ???? (mbas disa perpjekjeve te tyre), se nuk mundeshin te shkruanin nje poezi bindese per kete melodi kaq te ndjere dhe te paster!
Me ne fund erdhi sugjerimi prej tyre.. – Majakovski i madh! Ai, vetem Ai ka shkruar ne keto permasa dhe thellesi – me thane!
Konkretisht, poema e madhe Maria???? prej se ciles u pershtaten me pas vargjet e kesaj kenge!
U dogja mrekullisht ????
Sot eshte 8 Mars!
Ne pergjithesi nuk kam qene shume i vemendshem ne dite dhe festa te caktuara.. dhe me vjen keq per kete gje!
Dhe vazhdoj te mos jem! Por, nje postim i vajzes time te vogel Joana ne instagram, shqetesimi i qarte i vajzes se madhe Maria ne telefonaten e fundit,per mungesen ekstreme te mamit te tyre (te cilen une nuk e zevendesoj dot kurre), me beri te shkruaj disa kujtime te miat.
Maria dhe Joana babi ju do shume❤️❤️ Gezuar te gjitha nenat!

U dogja mrekullisht ????” shkrun këngëtari ndërsa ka shpërndarë edhe këngën në rrjetin e tij socilal. /Kids’Time/

 

 

Share With:
Translate »
1002 Views