Punuan 3.300 orë punë shtesë që kolegu i tyre të kujdesej për të birin që vuante nga leuçemia

Kolegët e Andreas Graf kanë punuar jashtë orarit që të mund ti mundësonin atij të ardhura e t’i jepnin kohë të qëndrojë  afër djalit të tij që vuante nga leuçemia  pas vdekjes së papritur të gruas së tij. Julius ishte vetëm tre vjeç kur u diagnostikua me lueçemi dhe trajtimi i tij bëri që të qëndronte në spital për 9 javët e para.

Ai ishte gati të kthehet në shtëpi kur nëna e tij humbi jetën nga një sëmundje e zemrës. Andreas Graf 36-vjeç la punën dhe me të ardhurat që kishte marrë deri në ato momente si punëtor në një asamble në qytetin Marburg vendosi që ti përkushtohej të birit.

Ai kishte frikë që do ta humbiste përgjithmonë atë vend por, drejtoresha e tij vendosi që jo vetëm nuk do ta humbiste por kolegët e tij të punës punuan për 1 vit e gjysëm me orë shtesë që t’i mundësonin të ardhura në ndihmë të trajtimeve dhe kimioterapive për djalin e tij. Pas kimioterapive Julius në fund të shkurtit ja doli, dhe tani ndjehet shumë më mirë. Zoti Graf do ti jetë gjithmonë mirënjohës kolegëve të tij dhe kompanisë.

Share With:
Translate »
664 Views