Përmes festës së Halloween, Emina Cunmulaj dha një mesazh për të gjitha femrat

Kur bëhesh nënë, festat marrin tjetër kuptim, pasi mendimi i parë që të vjen ndërmend është sesi të gëzosh të vegjlit e tu. E në rastin e Halloween, harron të gjitha ato transformimet e çuditshme dhe festat deri në orët e para të mëngjesit, për të festuar në shtëpi me familjen tënde.

Pikërisht ky është edhe rasti i supermodeles Emina Cunmulaj, e cila ka festuar për herë të parë festën e Halloween-it, si nënë e dy vajzave. Në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me dy vogëlushet, Mia dhe Ella, të veshura me kostumin e “Super Woman”.

“Gëzuar Halloween! Nga klubi i super femrave” – shkruan Emina Cunmulaj, teksa shfaqen duke buzëqeshur!

Dhe e themi me bindje, se ky është transformimi më i bukur për Halloween, ku pavarësisht kostumit, Emina dha një mësim të mirë për vajzat, se bashkimi i femrave bën fuqinë.

Share With:
Translate »
790 Views