Përplasi murin rrethues të një shtëpie, përfundon në spital e mitura, hetohet shoferi 15-vjeçar

Nisin hetimet për një 15-vjeçar në Elbasan. Bëhet me dije se 15-vjeçari ka humbur kontrollin e automjetit duke u përplasur me murin rrethues të oborrit të një banese.

Për pasojë është dëmtuar një fëmijë 4-vjeçar, i cili ndodhet në spital nen kujdesin e mjekëve.

Janë referuar materialet në Prokurori për një 15-vjeçar, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Dyli Haxhire”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur me murin rrethues të oborrit të banesës së shtetasit R. G. Nga zhvendosja e portës metalike të oborrit është dëmtuar fëmija 4 vjeç i shtetasit R. G., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share With:
Translate »
37 Views