Përplasi për vdekje 7-vjeçaren në Potam, Tase nuk ankimon arrestin me burg
Arjan Tase, ish-efektivi i policisë do të qëndrojë në qeli, të paktën deri në fund të hetimeve.
Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, por ai nuk e ka ankimuar në apel vendimin, ka thënë avokati i Tase për Euronews.
Kujtojmë se ish-Komisari, teksa ngiste një gomone në plazhin e Potamit aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren, Jonada Avdia.
Akuza që është ngritur mbi Tasen është ajo e vrasjes me dashje indirekte, pasi ai hyri me mjetin lundrues në një zonë të palejuar. Ai rrezikon 10-20 vjet burg.