Përralla e Gentit dhe Arias, për ta mbyllur ditën duke qeshur | Video

Me djalin bën aventura në det. Bëjnë not, zhytje dhe peshkim, kurse me vajzën tregojnë përralla. Gent Zenelaj ka nisur pushimet me familjen dhe një copëz nga dita e sotme e kanë ndarë me të gjithë në rrjete sociale. Aria e vogël, vajza e tij nuk pret darkën për të kërkuar përrallën nga babi. Mund të jetë mëngjes apo drekë si kjo e sotmja për të kërkuar “Kësulëkuqen”.

Dhe babi Genti që është aktor di si ta bëjë Arian kaçurrelse të shkrihet gazit e të qeshë bashkë me të. Po edhe ajo di se kujt t`ia kërkojë një përrallë. Babi ia shndërron në komedi dhe kjo e bën më interesante akoma përrallën. /tiranapost.al

Share With:
Translate »
862 Views