Përse fëmijët kanë dhëmbë të verdhë dhe si të zgjidhni trajtimin e duhur

Dhëmbët e parë të fëmijës fillojnë shfaqen në muajin e 4 (ose më pas) dhe deri në vitin e tretë të jetës (përgjithësisht). Në momentin që të gjithë dhëmbët e fëmijës kanë dalë, do të ishte mirë të bënit një vizitë tek dentisti sidomos nëse dhëmbët kanë ngjyrë të verdhë. Përse dhëmbët e fëmijës mund të jenë të verdhë? Mund të shfaqet kjo ngjyrë qoftë në dhëmbët e qumështit edhe në ato të përhershmet dhe është e rëndësishme të mos e lini pas dore. Një prej shkaqeve kryesore të dhëmbëve të verdhë është mungesa e higjenës, apo larja në mënyrë jo të mirë duke qenë se fëmijët shpesh vetë nuk janë në gjendje ta bëjnë si duhet. Një tjetër arsye do të ishte marrja e fluorit në sasi të mëdha, dhe në raste të rralla edhe marrja e bakterieve do të ndikojë, pa harruar edhe pijet apo ushqimet me sheqer. Gjithashtu kjo ngjyrë mund të shfaqet edhe pas një terapie me antibiotikë. Disa medikamente që përmbajnë tetraciklinë e shkatërrojnë ngjyrën e dhëmbit. Si ta largojmë këtë ngjyrë nga dhëmbët e fëmijës? Ndër përbërësit natyralë do të ishte gjethja e sherebelës, luleshtrydhet, lëkura e limonit (fërkoni dhëmbët me to) apo konsumimi i mollës pas një vakti. Higjiena duhet të jetë e përkryer, dhe fëmija duhet të lajë dhëmbët pas një vakti. 

Share With:
Translate »
843 Views