Përvjetori i vdekjes së Françesk Radit, Rozana bën dedikimin që na përloti

Vdekja e kantautorit të njohur shqiptar Francesk Radi ka prekur zemrat e gjithë shqiptarë.

Në përvjetorin e vdekjes së tij është vendosur një statujë bornzi në kodrat e Liqenit Artificial.

Ka qenë mbesa e tij, Rozana Radi që ka pozuar pranë statujës dhe me anë të një postimi në Instagram, shprehet se 1 vit pa xhaxhain e saj është si një jetë pa të.

Rozana Radi: Pate një jetë të trazuar Franko! 1 vit pa ty si një jetë! Sot ti erdhe pikërisht aty ku e nise, me kitaren tënde përballe amfiteatrit të Tiranës pas gjelbërimit që aq shumë e doje. Mbollëm një pemë të cilës i dhamë emrin tënd.

Sot ne vazhdojmë rrugëtimin e ëndërrës tënde qe edhe pse e prerë tingëlloi gjatë. Kush e njohu Frankon e deshi, kush e deshi qau, e kush qau nuk i tha dot lamtumirë, por thjesht mirupafshim Mik.

Mirupafshim Franko! Do takohemi një ditë.

Share With:
Translate »
1696 Views