Emina Çunmulaj tregon sekretin për të pasur trup pa strija edhe pas shtatzënisë

Modelja shqiptare e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme jashtë vendit, Emina Çunmulaj, prej dy vitesh është nënë e vajzës së quajtur Ella dhe është sërish në pritje të ëmbël. Pavarësisht shtatzënisë modelja, nëpërmjet fotove të publikuara, ka treguar se nuk ka asnjë shenjë në trupin e saj, qofshin ato strija apo celulit.  Një nga ndjekësit e saj në ‘Instagram’ është habitur nga ky fakt dhe i ka shkruar modeles për t’i treguar se si ja ka dalë të mos ketë asnjë strijë.

“Kam përdorur gjalpë dhe vaj në shtatzëninë time të parë dhe jam duke i përdorur përsëri gjatë shtatzënisë së dytë. E aplikoj çdo natë para se të fle”,- i është përgjigjur Emina.

Share With:
Translate »
1993 Views