Pesë këshilla rreth mënyrës së veshjes së parë të foshnjës
Ashtu si me të gjitha aspektet e kujdesit ndaj foshnjës, veshja e tyre, së bashku me anën praktike ka edhe aspektin e kënaqësisë.
Kënaquni duke zgjedhur rrobat dhe kur i vishni, kënaquni duke e mbajtur foshnjën tuaj në krahë dhe duke e njohur, shkruan Practical Parenting transmeton Gazeta Shneta.
Qëllimi kryesor i veshjes është veçanërisht i rëndësishëm që ta mbani foshnjën rehatshëm për temperaturën që e rrethon.
Foshnja, ka aftësinë ta mbajë temperaturën e trupit në një nivel të mjaftueshëm ngrohtësie kështu që nuk duhet të përpiqeni ta vishni shumë, që është po aq e dëmshme sa edhe veshja tepër e hollë.
Pesë këshilla për të veshur foshnjën:
– Blini rroba të masës tre-muajshe dhe jo për të sapolindur që ato të mos dalin jashtë përdorimit shumë shpejt.
– Mos blini më shumë rroba se sa nevojiten. Mund të merrni rroba foshnjash si dhurata dhe jo gjithnjë mund të shtoni edhe tjera më vonë.
– Të brendshmet në trup dhe me susta tek këmbët e mbajnë foshnjën të mbështjellë mirë dhe nuk lejojnë që t’u dalë kurrizi.
– Sa herë që dilni, merrni një palë ndërresa të plota me vete.
– Foshnjave u pëlqejnë ngjyrat e forta e të ndritshme, kështu që mos zgjidhni vetëm ngjyra të qeta.