Pippa Middleton, sapo na tregoi fustanin që do të “shpëtojë” gratë shtatzëna

Nëse po mendoni se cili është fustani i përkryer këtë verë, ne e kemi përgjigjen.

Pippa Middleton ka goditur në shenjë me fustanin që kishte zgjedhur teksa ndoqi nga afër së bashku me bashkëshortin e saj një ndeshje tenisi. Motra e Dukeshës Kate, kishte veshur një fustan të kuq,me disa dizenjo të vogla ngjyrë të bardhë, disa cm poshtë gjurit të Ralph Lauren, i lirshëm dhe që ia fshihte më së miri barkun e rrumbullakosur. (Nëse nuk e dinit, Pipa është në një pritje të ëmbël)

Fustani ka një dekolte paksa të theksuar dhe një rrip, që vë më në pah pjesën e belit. Ajo e kishte kombinuar dhe me një palë sandale me takë ortopedike bezhë dhe me një kapele me po të njëjtën ngjyrë. I freskët, i rehatshëm, i bukur…çfarë mund të kërkoni më tepër nga një fustan?

 

Share With:
Translate »
869 Views