Pitbull-i ngordh pasi i shpëtoi fëmijët nga gjarpri

Një qen pit bull ngordhi pasi shpëtoi fëmijët e familjes së tij nga një gjarpër vdekjeprurës.

Qeni Zeus, ishte duke qëndruar pranë dy anëtarëve më të rinj të familjes Richardson jashtë shtëpisë së tyre në Sumter County, Florida, të hënën (23 shtator) kur ndodhi incidenti.

Teksa  gjarpri koral iu afrua fëmijëve, të cilët nuk e kishin parë kafshën të vinte, Zeusi u hodh në veprim dhe mbrojti familjen e tij, por tragjikisht u kafshua nga kafsha helmuese.

“Unë i detyrohem gjithçka këtij qeni dhe tani ai nuk është këtu. Ai shpëtoi djemtë e mi ”, tha nëna e fëmijëve.

Në rrjetet sociale qarkulloi edhe fotoja trishtuese e fëmijëve bashkë me qenin e ngordhur në klinikën veterinare.

Share With:
Translate »
483 Views