Planet për një motër për Ajkën, flet Xhensila Myrtezaj

Pasi u bënë me vajzën jeta e tyre ndryshoi dhe Xhensila me Besin i kanë vënë vetes një qëllim, të rritin një vajzë të mirë:

“Po mundohemi ta rritim Ajkën me shumë thjeshtësi e mos të paragjykojë, qoftë ai i bardhë qoftë ai i zi, qoftë ai i pasur apo i varfër. Mundohemi ta bëjmë që të jetë një njeri i mirë dhe s’ka sesi të mos jetë e suksesshme”.

Për planet për një fëmijë të dytë Xhensila shprehu dëshirën për një motër për Ajkën:

“Uroj që kur të vijë i dyti të jetë i qetë. Unë do të doja e dyta. Tani është shumë shpejt do presim të rritet vajza pak, deri sa t’i shpëtojmë pyetjes mami dua motër ose vëlla, do jemi të lirë. Unë e kam dashur shumë familjen e madhe. Dëshira është e madhe që të kem më shumë sesa dy fëmijë”.

Xhensila tregoi edhe propozimin për martesë në Kankun që i bëri Besi që i shkoi huq.

Kjo pasi një natë para propozimit, Xhensila pa një çift që po festonte celebrimin dhe Besi kishte planifikuar të bënte të njëjtën gjë një ditë më pas. Kështu që momenti i propozimit nuk ishte fare një surprizë.

Share With:
Translate »
525 Views