Plani B që do vihet në zbatim, nëse mbyllet ndonjë klasë a shkollë për shkak të Covid-19

Në rast se duhet të mbyllet ndonjë klasë apo ndonjë shkollë për shkak të koronavirusit, do të ketë një plan B, por jo të panjohur. Bëhet fjalë për mësimin që transmetohet në RTSH, siç ndodhi në muajt e izolimit, por do jetë edhe platforma online për mësim nga shtëpia.

Këtë njoftoi ministrja Shahini në një videomesazh të publikuar këtë mbremje ku u drejtohet nxënësve dhe u bën thirrje të ndiqen protokollet e sigurisë së shëndetit:

Nxënës të dashur! Nesër do të uleni në bankat e shkollës përsëri për të filluar vitin e ri shkollor 2020-2021. Kjo është një ditë e madhe dhe e rëndësishme për ju, ndaj jemi përkujdesur me stafet e shkollave, mësuesit tuaj, drejtorët e shkollave, si dhe të gjithë institucionet përgjegjëse për të siguruar një fillim sa më të mbarë për vitin e ri shkollor. E di që do e keni shumë të vështirë të ndiqni protokollet e sigurisë së shëndetit që kemi vendosur në shkollat tuaja, por kjo është e domosdoshme në mënyrë që të minimizojmë përhapjen e koronavirusit në shkollë, i cili është ende mes nesh, dhe në mënyrë që të qëndrojmë sa më gjatë në shkollë

Lidhur me rregullat, ministrja tha se ato do jenë të afishuara edhe në dyer të shkollave e klasave për të rikujtuar kujdesin që duhet treguar në situatë pandemie.

Share With:



161 Views